LAJMI I FUNDIT:

Argjentina po i rikthehet muzikës! (Foto)

Argjentina po i rikthehet muzikës! (Foto)

U bë një kohë e gjatë që këngëtarja Argjentina Ramosaj nuk ka sjell diçka të re në treg.

Mirëpo fansat e saj të shumtë, që e mbajnë mend për hitet e dikurshme, u duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim.


Mësohet se këngëtarja pas një pauze të gjatë për shkak të martesës dhe shtatëzanisë, ka menduar që t’i rikthehet sërish muzikës me një projekt të ri në treg.

E tmerrshme: Argjentina Ramosaj 'noton' me makinën e saj nga përmbytjet në Tiranë (Foto)
Lexo po ashtu E tmerrshme: Argjentina Ramosaj 'noton' me makinën e saj nga përmbytjet në Tiranë (Foto)

Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth këngës së re, teksa e vetmja “shenjë” që ka dhënë për fansat është një fotografi e publikuar në rrjetin social Facebook, e cila e shfaq këngëtaren teksa inçizon këngën e saj të re.

Përzgjedhja e saj kësaj radhe ka qenë kompzoitori Donat Prelvukaj, i njohur ndryshe CricketBeats, gjersa mbetet të shihet se si do të jetë prodhimi i ri muzikor i Argjentinës, dhe sa do ta mirëpresë publiku rikthimin e saj. /Telegrafi/