eksperti-banner

Argjentina është poshtëruar keq nga Spanja duke u mposhtur me rezultat 6-1. 

Jorge Sampioli nuk e kishte futur Lionel Messin fare në këtë ndeshje, i cili e shikoi ndeshjen nga tribunat.


Argjentina në mesfushë i kishte besuar gardës së vjetër me Javier Macheranon, Ever Banegën dhe Lucas Biglian, por që doli taktik totalisht e gabuar.

DZUyTijXkAAFJL Festa e Spanjës

Diego Costa e nisi serinë e golave në minutën e 12-të me një shënim brenda zonës.

Isco e qoi rezultatin në 2-0 në minutën e 27-të.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Otamendit të shënaur në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë filloi me dy gola për Spanjën. Alcantara dhe Isco ishin ata që shënuan.

Ndeshjen mbyllën Aspas dhe Isco i cili e mbyll ndeshjen me het-trik.

DZUxjHRXUAA4EN3 Isco, lojtar i ndeshjes

Deri në fund nuk kishte më gola. Argjentina mori njërën ndër humbjet më të mëdha në histori. /Telegrafi/

https://twitter.com/Madrid0n/status/978726210309046272

telegrafi sport app