LAJMI I FUNDIT:

Argjentina fiton në udhëtim ndeshjen e vështirë ndaj Kilit

Argjentina fiton në udhëtim ndeshjen e vështirë ndaj Kilit

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar në udhëtim te Kili me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Albiceleste arritën të fitojnë takimin e vështirë ndaj Kilit, edhe pse pa Lionel Messin, dhe të vazhdojnë serinë kualifikuese pa humbje (9 fitore, 5 barazime).


Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me shumë raste nga të dyja skuadrat, por me Argjentinën më konkrete duke shënuar dy gola, kundrejt një të vendasve.

Angel di Maria (10’) ishte i pari që gjeti rrjetën duke shënuar një supergol nga distanca për 0-1, ndërsa Ben Brereton (21’) u përkujdes për barazimin 1-1.

Argjentinën e ‘ringjalli’ goli i vendasve dhe Lautaro Martinez (34’) u shfaq në skenë për të rikthyer epërsinë 1-2 dhe më këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit e Kilit ishin skuadër më e mirë më kërkuese duke krijuar më shumë në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, Argjentina arriti ta ruaj mirë epërsinë dhe të menaxhoj rezultatin, pasi pati pak raste nga të dyja kombëtaret dhe ndeshja u mbyll 1-2.

Argjentina e kualifikuar më herët ndeshjen e radhës do të luaj në shtëpi ndaj Kolumbisë, ndërsa Kili udhëton te Bolivia në kërkim të fitores.

Në anën tjetër, Brazili barazoi me rezultat 1-1 në udhëtim te Ekuadori në një ndeshje të parëndësishme për Selecaon që e ka siguruar kualifikimin para disa ndeshjeve..

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Casemiro (6′) për 0-1 dhe Felix Torres (76′) për barazimin 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori