LAJMI I FUNDIT:

Ardit Çuni rikthehet në shtëpi për t’i sqaruar gjërat, Fifi ulet në gjunjë duke qarë dhe i kërkon falje

Ardit Çuni rikthehet në shtëpi për t’i sqaruar gjërat, Fifi ulet në gjunjë duke qarë dhe i kërkon falje
Foto: Top Channel

Në spektaklin e së martës, këngëtari Ardit Çuni është rifutur në shtëpinë e Big Brother VIP, për t’i sqaruar disa gjëra me njërin nga banorët.

Bëhet fjalë për kolegen e tij, këngëtaren Fifi, e cila kishte qenë përcaktuese e nominimit Donald dhe Ardit – televotim nga i cili doli më i votuar ky i fundit dhe u largua nga shtëpia.


Duke u sqaruar për atë se çfarë ka ndodhur, dyshja e kanë filluar bisedën me një debat të ashpër.

Foto: Top Channel

Ky është dialogu i cili është zhvilluar mes tyre:

Arditi: Pengu ishte se nuk e mora kurrë një sqarim se përse nuk mendove për shokun tënd.
Arditi: Arsyeja pse deshta me fol ishte se u ndjeva keq dhe mendoj se në qoftëse e meriton dikush.
Fifi: Ti nuk din asgjë për mua, ty të kam mik brenda shtëpise por jo mik të ngushtë.
Arditi: Ndoshta jam penalizuar sepse të kam mbajtur anën kur nuk është dashur.
Fifi: Nuk kam pasur kohë të mendohem shumë prandaj të zgjodha, unë kam qajtur kur dole nga shtëpia.

Pas kësaj, Fifi i ka kërkuar falje publike Arditit, gjersa edhe ka kërkuar nga produksioni nëse mund të bëjnë një shkëmbim, që ai të kthehet në shtëpi dhe ajo të largohet në vend të tij.

Me të marrë si “Jo” absolute një përgjigje nga Big Brother, Fifi më pas është ulur në gjunjë dujke qarë dhe kërkuar falje për atë që ka bërë.

Foto: Top Channel

Arditi është larguar më pas nga shtëpia duke ia falur, por që ka treguar se hyrja e tij e sotme kishte të bënte vetëm me një sqarim mbi situatën e krijuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori