LAJMI I FUNDIT:

Ardian Kozniku për turpërimin e Trepçës ’89: Nuk është tragjike

Ardian Kozniku për turpërimin e Trepçës ’89: Nuk është tragjike

Ish futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, ia tërheq vërejtjen të gjitha skuadrave tona që garojnë në rrafshin ndërkombëtar, që në të ardhmen duhen të jenë të kujdesshëm edhe me deklarata, që mos të jenë ato bombastike, se do ta shkelim këtë ekip apo at tjetrën.

Ai tha se nuk është tragjike edhe humbja e thellë e Trepçës ’89 me rezultat 4:1 nga Vikingur, sepse në futboll ndodhin gjëra të tilla.


“Është një përvojë e madhe për stafin e trajnerëve, të cilët duhet t’i shikojnë gabimet ku ndodhen që mos të përsëriten të ardhmen. Rezultati është i thellë dhe i papritur. Përvoja ka ndikuar, kështu që trajneri rival u treguan më i suksesshëm. Atmosfera ka qenë fantastike, ambienti për lakmi, por i kuptoj shikuesit që janë të zhgënjyer nga kjo humbje. Duhet me menduar për të ardhmen, të mobilizohemi dhe të jemi më të vëmendshëm”, ka thënë Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Kartona e kuq janë të panevojshëm, por në anën tjetër nuk duhet të bëjmë krahasime të mëdha, sepse me rendësi që morëm pjesë dhe rezultatet nuk vijnë brenda natës. Një fakt tjetër është se duhet të jemi optimistë, por jo aq të mëdhenj, e të thonë kemi mi mundur e mi shkel. Sepse me deklarata duhet pasur kujdes, me qenë të rezervuar dhe me pasur respekt. Kjo është një shkollë për të ardhmen, po ashtu edhe një përvojë që i mungon klubeve të Kosovës. Vërtet ndeshja e parë na dha shpresa të mëdha, sepse rezultati ishte i ngushtë, 2:1, por edhe humbjen me 4:1 nuk duhet marrë tragjike, por gjithësi herëve tjera duhet me pas kujdes para ndeshjes”, theksoi Kozniku.

“Moti nuk kam parë atmosferë në Mitrovicë kur luajnë klubet tona, dhe ishin shembull”.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori