LAJMI I FUNDIT:

Arbor Ramadani largohet nga Llapi pas katër vitesh

Arbor Ramadani largohet nga Llapi pas katër vitesh

Arbnor Ramadani mbyll aventurën me Llapin pas katër vitesh mjaft të suksesshme me këtë klub ku ftoi dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë të Kosovës.

Mesfushori nga Gjilani, Arbnor Ramadani, i transferuar tek Llapi para katër vitesh nga skuadra e Dritës, sot është përshëndetur me kryesinë, stafin drejtues dhe bashkëlojtarët e skuadrës.

‘Noli’ që nga ardhja e tij para 4 viteve ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve llapjanë duke u paraqitur për Llapin me mjaft sukses në 116 ndeshje, duke realizuar edhe 16 gola e duke asistur edhe në 16 sosh.

Noli sot me shumë emocione dhe lot në sy ka thënë: “Faleminderit kryesisë për besimin dhe korrektësinë, veçanërisht trajnerit Tahir Batatina që ishte ndër njerëzit kyç që unë iu bashkova Llapit. Faleminderit gjithë tifozëve për mbështetjen si dhe bashkëlojtarëve të mi për gjitha momentet e bukura që i kaluam së bashku. Sot kam marrur një vendim shumë të vështirë që të largohem nga klubi, por jam krenar për këto vite sa isha këtu dhe me gjitha sukseset e arritura. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mirëupafshim”.

Kurse edhe trajneri Tahir Batatina në prezencë të Presidentit z. Beqir Batatina e ka falënderuar Nolin për kontributin e dhënë si dhe i ka dëshiruar shumë suksese në klubin e tij të ri ku do ta vazhdoj karrierën.

Mesfushori i njohur pritet që të vazhdojë karrierën te SC Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori