LAJMI I FUNDIT:

Arbnor Ramadani ylli i xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë

Arbnor Ramadani ylli i xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 10-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Arbnor Ramadani.


Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Ramadani ishte shpëtimtar i skuadrës gjilanase, pasi në duelin me Ferizajn realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të lojës shtesë. Përveç golit, Ramadani u dallua me lojë të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Çmimi “Ylli i Javës” për Arbnor Ramadanin e ndau Adelina Çoçaj, menaxhere e marketingut digjital në Albi Mall.

Pasi mori çmimin, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen.

“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori