LAJMI I FUNDIT:

Arbër Hoxha apo Emir Sahiti – cili nga anësorët që luajnë te gjigantët kroatë ka statistika më të mira

Arbër Hoxha apo Emir Sahiti – cili nga anësorët që luajnë te gjigantët kroatë ka statistika më të mira

Në mesin e disa prej futbollistëve kryesorë të Superligës së Kroacisë, janë lojtarët që kanë dal nga futbolli ynë, si Arbër Hoxha dhe Emir Sahiti.

Superliga e Kroacisë këtë sezon është nga më interesantet e viteve të fundit, ku Rijejka, Hajduku dhe Dinamo po luftojnë për titullin e kampionit.


Arbër Hoxha këtë dimër bëri hapin e madh duke kaluar te Dinamo Zagreb nga Slaven Belupo, fal formës së mirë dhe golave e asistimeve të tij, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, Emir Sahiti, është pjesë e Hajdukut që nga viti 2018, ndërsa një sezon, atë 2020/21 ishte në huazim te Sibenik.

Arbër Hoxha është më i përfoluri në Kosovës për momentin, pasi ai së fundmi kishte thënë se ka marr pasaportën e Shqipërisë dhe së do të bashkohet me kuqezinjtë edhe pse ai ka qenë pjesë e Dardanëve për tri ndeshje miqësore ku shënoi një gol, por nuk ishte ftuar së fundmi.

Në anën tjetër, Emir Sahiti, ka dy ndeshje zyrtare me Kosovën, ku debutoi ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa u paraqit edhe ndaj Greqisë.

Dyshja për pak ndeshje kanë qenë pjesë e Kosovës, por nuk janë ftuar nën drejtimin e Alain Giresse dhe Primoz Glihas, por kanë potencial që të ndihmojnë shumë në të ardhmen.

Emir Sahiti apo Arbër Hoxha, cili ka bërë më mirë këtë vit?

Zhurma e madhe e bërë në studiot tona televizive na ka shtyrë që në bashkëpunim me SofaScoren, të nxjerrim statistikat e dyshes që luajnë në elitën e futbollit kroat, ku shihet se të dy kanë paraqitje të mira.

Sa i përket ndeshjeve, Arbër Hoxha me Slaven Belupon dhe Dinamo Zagrebin ka zbritur në fushë plot 22 herë. Në anën tjetër, Emir Sahiti, ka luajtur në 21 ndeshje me Hajdukun e Splitit.

Sa i përket vlerësimeve të SofaScore, Emir Sahiti qëndron më mirë, me një notë mesatare prej 7.24, kur Arbër Hoxha notën mesatare e ka 6.85.

Hoxha është më i mirë në shënimin e golave, pasi ka gjetur rrjetën pesë herë, ndërsa Sahiti është gëzuar në katër raste.

Në anën tjetër sa i përket asistimeve, Sahiti qëndron më mirë, pasi ka shërbyer pesë herë për bashkëlojtarët, përkundër një asistimi të Hoxhës.

Hoxha është më mirë në gjuajtjet drejt portës, duke tentuar 2.23 herë për ndeshjes, përkundër 1.62 gjuajtjeve të Sahitit.

Suksese në driblime ka më shumë Sahiti, duke me 1.67 driblime për ndeshje, apo sukses në 54 për qind të tentimeve, ndërsa Hoxha ka 1.36 driblime për ndeshje, apo është i suksesshëm në 37 për qind të rasteve.

Lojtari që fiton më shumë goditje dënimi, por edhe duele në fushë është Hoxha, duke marr 2.55 goditje dënimi për ndeshje, ndërsa ka 5.14 duele të fituara për ndeshje.

Sahiti ka 1.33 goditje dënimi të fituara, ndërsa ka 4.52 duele të fituara për ndeshje.

Cili vlen më shumë në treg?

Fillimisht sa i përket moshës, dyshja kanë lindur në të njëjtin vit, 1998, me Hoxhën që është për një muaj e disa ditë më i madh.

Vlera sipas Transfermarkt, është më e lartë për Emir Sahitin që vlen aktualisht 2.3 milionë euro, ndërsa me klubin e madh kroat ka kontratë deri në vitin 2026.

Në anën tjetër Arbër Hoxha vlen 1 milion euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Dyshja do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit, ku mbetet të shihet se cili do të triumfojë në fund, apo Rijeka do të futet në mes e të festojë para tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori