LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani reagon për herë të parë për BBVA 3: Ledioni do ta prezantojë shkëlqyer, unë nuk iki aq kollaj nga ekrani

Arbana Osmani reagon për herë të parë për BBVA 3: Ledioni do ta prezantojë shkëlqyer, unë nuk iki aq kollaj nga ekrani

Këtë të shtunë do të nisë edicioni i tretë i spektaklit të shumëpritur, Big Brother VIP Albania.

Ende pa filluar, spektakli ka shkaktuar shumë bujë në media veçanërisht për moderimin e tij, i cili sivjet i është besuar prezantuesit Ledion Liço.


Ishte vet trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, ajo e cila tregoi se bashkëshortit të saj i është besuar sivjet kjo detyrë, gjersa nuk bëri të ditur se çfarë ka ndodhur me fatin e prezantueses ikonike të BBVA, Arbana Osmani.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

E kur jemi te kjo e fundit, pas muajsh qëndrimi në heshtje ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje, teksa iu është përgjigjur komenteve të disa prej ndjekësve të saj në Instagram, që e pyesnin nëse është larguar nga ekrani.

“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”, ka qenë përgjigja e Arbanës mbi kërkesat e ndjekësve për ta parë së shpejti në televizion.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Gjersa kur u përmend prezantimi i Ledionit në Big Brother VIP Albania 3, Osmani u përgjigj duke shkruar: “Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”.

Pavarësisht komenteve dhe atyre që fliten, ende nuk ka asnjë konfirmim nëse ky edicion do të ketë më shumë se një prezantues, e që në rastin konkret, mund të jenë duo Arbana dhe Ledioni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori