LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani përplaset me Ardit Gjebrean

Arbana Osmani përplaset me Ardit Gjebrean

Është gati zyrtar lajmi që qarkulloi sot në media, sipas të cilit, sezoni i ri në Top Channel do të nisë me një format të njohur e të dashur për shqiptarët.

“C’è posta per te”, emisioni ikonë i prezantuar nga Maria De Filippi në Mediaset, flitet se është blerë nga Top Channel, duke u përshtatur në shqip me emrin “Dua të të bëj të lumtur”.

Lapsi.al mësoi se puna për programin që trajton histori njerëzore, ka nisur. Në krye të stafit është rikthyer italiania, ish-autore e Big Brother, E Diell, etj, Alessia Vessicchio.


Njësoj si në versionin italian, në fokus të emisionit janë surprizat, momentet e lumtura që personazhet rezervojnë me ndihmën e programit, për të dashurit e tyre.

Është pak a shumë e njëjta formulë që jemi mësuar të shohim çdo të dielë në emisionin e Ardit Gjebreas. “Ka një mesazh për ty” është fiks rubrika e ngjashme me “C’è posta per te”, ndaj nuk është e qartë pse Top Channel ka investuar në një patentë, suksesi i së cilës, pavarësisht se jo origjinale duket se është vulosur nga Tv Klan.

Sidoqoftë, përballja mbetet interesante. Pavarësisht ditëve të transmetimit, me vendosjen e Arbana Osmanit nën drejtimin e programit që nis në shtator, mbetet për t’u parë përplasja mes dy prej figurave kryesore të ekraneve shqiptare.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori