LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani flet për suksesin e Big Brother VIP: Jemi kujdesur për çdo element, të sjellim te shikuesit më të mirën

Arbana Osmani flet për suksesin e Big Brother VIP: Jemi kujdesur për çdo element, të sjellim te shikuesit më të mirën
Foto: Instagram

Ajo është tashmë njëra nga prezantueset shqiptare më të pëlqyera e po ashtu edhe shumë e suksesshme.

Bëhet fjalë për moderatoren më të dashur të ekranit, Arbana Osmani, e cila ndër vite ka qenë e pranishme me programe të ndryshme.


E njëjta më së shumti është bërë e njohur falë formatit Big Brother, e së fundmi edhe atij VIP.

Foto: Screenshot/YouTube

Nëna e tre fëmijëve ka qenë së fundmi e ftuar në “E diell”, ku ka folur për suksesin e madh që e arriti BB VIP.

Osmani theksoi se ka pasur shumë komponentë që kanë ndikuar, e që e kanë bërë për program të jashtëzakonshëm.

Arbana Osmani: Big Brother VIP 2 mund të nis në dhjetor
Lexo po ashtu Arbana Osmani: Big Brother VIP 2 mund të nis në dhjetor

“Kur mua më kanë propozuar të realizoja këtë Big Brother si drejtuese e projektit, edhe si autore. Të isha koka e një stafi prej dhjetëra personash ku më thanë do të jetë producente Lori dhe pastaj mësova përfshirjen edhe të Sarës, pranova menjëherë duke e ditur ambicien që Lori ka duke njohur vizionin e saj. Personalisht e kisha një lloj garancie 100 për qind në këtë projekt. Mendoj fakti që jemi bërë bashkë dhe funksionojmë shumë mirë si një skuadër ka funksionuar ky Big Brother”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kanë qenë personazhe ndoshta jo shumë të njohur por plot energji që kanë dhënë shumë nga vetja në këtë format. Ka qenë ndoshta edhe ambicia e të gjithë televizionit për të bërë një produkt të mirë. Ka qenë dëshira për të mos i shfrytëzuar personazhet, por për të nxjerrë më të mirën nga ata duke i ruajtur shumë prej tyre dhe duke u përpjekur që përmes një programi kaq popullor siç është një reality show si Big Brother të transmetojmë mesazhe pozitive edhe t’i ndihmojmë këta artistë këta pjesëmarrës për t’i realizuar ëndrrat e tyre. Në finalen e Big Brother pothuajse të gjithë dolën me diçka nga ai program që iu vleu pastaj në karrierat e tyre. Besoj që kanë qenë shumë komponentë që kanë ndikuar që ky program të kishte sukses”, u shpreh më tej ajo.

Arbana tutje theksoi: “Ne jemi kujdesur për çdo element si produksion dhe për çdo banor të merrte vëmendjen e duhur dhe të sjellim te shikuesit më të mirat e secilit”.

Foto: Screenshot/YouTube

Big Brother VIP theksojmë se do të nisë së shpejti, por akoma nuk ka datë definitive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori