LAJMI I FUNDIT:

Arb Manaj, gjurmëve të Vedat Muriqit në Turqi: Sezoni i parë, suksesi, golat, ftesa nga Kosova dhe e ardhmja

Arb Manaj ka shkëlqyer në Ligën e Parë të Turqisë në sezonin e tij të para jashtë vendit. Sulmuesi klinas fillimisht nënshkroi me Ankara Keciorengucu, ku luajti gjashtë muaj, ndërsa pastaj kaloi si huazim te Balikesirspor.

Në total Manaj zhvilloi 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë tre asistime.


Shifra shumë të mira për vitin e tij të parë në këtë nivel, duke merituar një ftesë të Kosovës, që e mori për dy ndeshjet ndaj Guinesë dhe Gambisë.

Bernard Challandes, Mirlind Daku e Arb Manaj (Foto: FFK)

I tubuar në kampin stërvitor në Turqi, sulmuesi ka dhënë një intervistë për Telegrafin, duke folur për sezonin e parë, suksesin, golat, ftesën nga Kosova dhe të ardhmen e tij.

Fillimisht ai është ndalur te aventura e tij në Turqi, duke treguar përshtypjet e para.

“Të them të drejtën edhe pse kam ardhur pa fazë përgatitore, pasi kam ardhur dy ditë pa u mbyllur merkato, jam ambientuar shumë mirë dhe pse kanë ndërruar dy klube. Viti i parë ka qenë mjaft pozitiv. Nga njëherë di të jetë problem mospërshtatja dhe ndërrimi i ambientit, ndikojnë për keq. Por ka qenë vit mjaft i mirë pasi në 27 ndeshje kam shënuar 12 gola në të gjitha garat”.

Prezantimi te Ankara Keciorengucu

Manaj flet për dallimin e Superligës së Kosovës me Ligën e Parë turk, duke thënë se edhe tek ne ka lojtarë cilësorë, por përgatitja fizike dhe infrastruktura janë më mirë në Turqi.

“Dallim nuk ka shumë. Dallimi është fizikisht, pasi që me cilësi, ka edhe në Superligë lojtarë mjaftë cilësorë. Dallimin e shoh te fiziku. E vlerësoj më lartë Ligën e Parë turke, pasi është më fizike, pastaj edhe kushtet dhe infrastruktura është më e mirë”, deklaroi Manaj.

Sulmuesi klinas thotë se ia kishte vënë synim vetës që në vitin e parë të shënonte mbi 10 gola dhe këtë ia ka arritur.

“Të them të drejtën edhe ndoshta i kam tejkaluar synimet e mia, pasi nuk e kam as një vit të plot, 7-8 muaj. Kam arritur të shënoj. Primare për mua ka qenë të arrijë të shënojë numër dyshifror golash dhe ia arriti”.

Festa e Arb Manaj, në njërin prej golave

Kosova A e ka ftuar për herë të parë, ndërsa në dy ndeshjet që zhvillohen në ditët në vijim ai do të mundohet që të bind Bernard Challandesin sa vlen.

“Ftesa nga Përfaqësuesja apo Kombëtarja është kulmi për një lojtar që të luajë për vendin e vet. Unë e kam pritur, pasi e kam ditur që do të jenë dy ndeshje miqësore”, ka deklaruar Manaj.

Grumbullimi në Antalia po ecën mjaftë mirë, ndërsa Manaj i vlerëson lart kundërshtarët e Kosovës.

“Grumbullimi po ecën mirë, shpresojmë që nesër të marrim një rezultat pozitiv. I kam shikuar Guinën me Turqinë. Më të vërtet kundërshtarët janë shumë të vështirë. Por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të marrim ndonjë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje”, nënvizoi sulmuesi.

Mirlind Daku e Arb Manaj (Foto: FFK)

E ardhmja e Manajt pa dyshim është e ndritur, por që këtë vit mund të ndryshojë ambient, pasi ofertat nuk mungojnë, si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj.

“Duhet të kthehem te Ankara Keciorengucu, pasi aty kam kontratë edhe një vit. Kam pasur oferta edhe nga Superliga e Turqisë, por edhe nga vendet e tjera në Evropë. Tani jam në pushime, pas dy jave fillojnë përgatitjet. Së pari duhet të flas me klubin, t’i shqyrtojmë ofertat. Pastaj edhe me menaxherin tim”.

“Është opsion edhe qëndrimi, pasi kam kontratë edhe një vit, por unë dëshiroj të lëvizi. Pasi jam  ambientuar në futbollin turk, do të ishte mirë që të qëndroja edhe disa vite në futbollin turk” deklaroi ai.

Arb Manaj në aksion

Në fund klubi ku e ka nisur karrierën, Dukagjini i Klinës, është kthyer në Superligë, duke e dërguar në Ligën e Parë, Trepçën ’89, klub ku ka shpërthyer Manaj. Lojtari tregon detaje interesante për këtë ndeshje.

“Jam gëzuar që Dukagjini është kthyer në Superligë, ndërsa më vjen keq që Trepça ’89 ka rënë, pasi ka qenë një nga klubet më të stabile nga paslufta. Ka qenë ekipi i parë që ka marr pjesë në garat evropiane. Te them të drejtën ndeshjen e barazhit nuk e kam shikuar fare për asnjë minutë, pasi cilado skuadër të fitonte, do të ishte mirë edhe keq, e dyanshme. Trepçës ’89 i dëshiroj kthim sa më të shpejt në Superligë”, ka thënë për fund Manaj. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori