LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, procesi më i komplikuar në Ballkan

Apostolova: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, procesi më i komplikuar në Ballkan

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, thotë se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është procesi më i komplikuar në Ballkan, duke shtuar se të dyja palët kanë nevojë për inkurajimin e vazhdueshëm nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje dhe të avancojnë në rrugën drejt BE-së.

Apostolova tha në një intervistë për “Euraktiv” se kishte incidente etnike gjatë muajve të fundit në të cilat morën pjesë serbë dhe shqiptarë, e të cilat ajo i cilësoi shqetësuese.


Ajo tha se ka rifilluar puna në hartimin e Statutit të  Asociacionit të Komunave serbe pas një kohe të gjatë dhe duhet të përfundojë deri në gusht.

“Në qoftë se në këtë statut në mënyrë të detajuar shpjegohen të drejtat e serbëve të Kosovës, në qoftë se jepen përgjigjet në  shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë, të drejtat e pronës, qasje në regjistrin civil, drejtësinë, me pjesëmarrjen e gjykatësve serbë, kjo periudhë e mungesës së besimit do të tejkalohet”, tha Apostolova, i cila gjithashtu është Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet nën patronatin e BE-së ka pasur pak progres, por Apostolova vlerëson se ky “është procesi më i komplikuar në Ballkan në këtë moment.”

“Është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe lëndueshëm për shkak se e dimë historinë dhe trashëgiminë prapa tij. Por, dialogu nuk ka alternativë, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të ndodhë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Apostolova tha se Serbia tashmë ka filluar një dialog të brendshëm mbi Kosovën, ndërsa Prishtina tek duhet ta bëjë këtë.

“Ata duan të shohin fazën përfundimtare në të dyja anët. Nuk mund të them në çfarë forme apo nëse njohja do të jetë faza finale, por në qoftë se të dy palët nuk do të takohen dhe flasim për këtë, në qoftë se nuk fillojnë të negociojnë në paketë, kurrë nuk do të arrijmë deri në këtë pikë. Kështu që unë mendoj se të gjitha palët, partnerët ndërkombëtarë dhe miqtë të cilët duan që dialogu të ketë sukses, duhet ta inkurajojnë atë. Kjo është forca e vërtetë e BE-së”, tha Apostolova.

Ajo tha se Kosova ka bërë përparim të madh në marrjen e liberalizimit të vizave, por se ende ka nevojë për të punuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori