LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Me deportimin e shtetasve turq është shkelur ligji

Apostolova: Me deportimin e shtetasve turq është shkelur ligji

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova e ka quajtur shkelje të ligjit deportimin e shtetasve turq.

Pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian Apostolova ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë ku tha se deportimi i atyre shtetasve që kanë pasur lejeqëndrim në Kosovës është shkelje e ligjit.


Sipas saj shkelja është bërë sidomos për mënyrën se si janë transportuar ata. Kjo sipas Apostolovës është theksuar edhe në raportin e Bashkimit Evropian./KP/