Përditësimi i Google për aplikacionin Find My Device, i cili sjell kartelën “People”, e cila tregon kontaktet që ndajnë lokacionin e tyre me përdoruesin dhe anasjelltas, tani është i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve me sistemin operativ Android.
Google e njoftoi këtë funksion në fillim të muajit dhe ai filloi të arrijë tek përdoruesit këtë javë. Falë këtij përditësimi, përdoruesit mund të shohin lokacionin e miratuar të kontakteve të tyre në hartë në kohë reale, mbi një listë që tregon adresat e pozicioneve të tyre aktuale, distancën e tanishme dhe kohën e fundit të azhurnimit të informacionit.
Përderisa Google Maps tashmë u lejon përdoruesve të menaxhojnë ndarjen e lokacionit dhe ndjekjen e kontakteve të besuara, përditësimi i aplikacionit Find My Device e bën gjetjen e këtyre informacioneve më të lehtë, me një prezantim më të thjeshtë.
Në kartelën People, përdoruesi mund të zgjedhë të shohë kontaktet që kanë ndarë lokacionet e tyre me të, si dhe ata me të cilët ka ndarë lokacionin. Gjithashtu, është e mundur të ndryshohen llogaritë Google, si dhe cilësimet e funksionit të Location Sharing në çdo moment në aplikacion duke përdorur kartelën në këndin e sipërm të djathtë.
Përditësimi vjen gati një vit pasi Google prezantoi aplikacionin Find My Device, dhe ky shërbim është më i përputhshëm tani me aplikacionin Find My të Apple. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Këtë video-lojë e paditi Oliver Kahn

Asus ROG Tytan CG8565
Si ta ndryshoni në iPhone dhe Android, ikonën e rrjetit social Instagram ?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm