LAJMI I FUNDIT:

Apeli lë në paraburgim dy personat e kthyer nga Siria

Apeli lë në paraburgim dy personat e kthyer nga Siria

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur në dy raste të ndara, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.M. dhe V. Q.

“I pari  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprën penale: “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të paraparë më nenin 3 par.3 të Ligji Për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të vendit.

Ndërsa V.Q. për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në këtë mënyrë Gjykata ka lënë në fuqi dy  aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.04.2019, sipas të cilave, masa në fjalë  u është caktuar deri më 20.05.2019”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës(KPP). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori