LAJMI I FUNDIT:

Anulohet festa e Krishtlindjeve në Downing Street pas skandalit me stafin e Johnsonit

Anulohet festa e Krishtlindjeve në Downing Street pas skandalit me stafin e Johnsonit

Festa e Krishtlindjeve e këtij viti në 10 Downing Street është anuluar mes zemërimit në rritje për një ndejë që ndodhi dhjetorin e kaluar kur Londra ishte nën kufizime të rrepta shkaku i COVID-19.

Një hetim është duke u zhvilluar për atë që ndodhi në festë dhe kush mori pjesë, raporton bbc.


Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer e quajti kryeministrin “të papërshtatshëm për detyrë”.

Shfaqet një video e stafit të Boris Johnsonit - pranojnë se organizuan ndejë në zyrën e kryeministrit gjatë bllokimit në Britani
Lexo po ashtu Shfaqet një video e stafit të Boris Johnsonit - pranojnë se organizuan ndejë në zyrën e kryeministrit gjatë bllokimit në Britani

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se këtë vit ishte paraparë të mbahej një festë në 10 Downing Street, por se kjo kishte ndryshuar pas njoftimit këtë javë për më shumë masa kundër coronavirusit në Angli, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave në transportin publik dhe në dyqane.

Gjithsej 58,194 raste të reja të coronavirusit u raportuan gjatë ditës së sotme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, disa pjesëtarë të stafit të kryeministrit britanik, Boris Johnson, dëgjohen duke u tallur me një ndejë të organizuar në zyrat qeveritare gjatë bllokimit total në Britani të Madhe. /Telegrafi/