LAJMI I FUNDIT:

Anti-korrupsioni kërkon anulim të vendimeve për emërim të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Anti-korrupsioni kërkon anulim të vendimeve për emërim të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të ndërmarrin masa me të cilat do t’i vendosin jashtë fuqie vendimet e veta për emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik (AGJPP), porositi Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK).

Sipas tyre, vendimet janë në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe Ligjit për AGJPP.

Nga atje theksuan se në pajtim me nenin 44 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik nuk guxojnë të kryejnë funksione në organe të menaxhimit të cilat disponojnë me kapital shtetëror. Përplasja e interesave paraqitet sepse Këshilli drejtues i Akademisë vendosë rreth ankesave të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik.


“KSHPK në pajtim me nenin 30 të rregullores propozon të kërkojë nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të ndërmarrin masa për tejkalim në mënyrë që para fillimit të mandatit anëtarë të AGJPP-së, ndërkaq më së voni deri në skadimin e mandatit të anëtarëve të tanishëm të AGJPP-së, do t’i vendosin jashtë fuqisë vendimet e veta të cilat janë në kundërshtim me Ligjin për përplasje të interesave dhe Ligjit për AGJPP”, porositën nga Komisioni në mbledhjen e sotme.