LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua zbulon boksierin me goditjen më të fuqishme që është përballur – nuk është madje as Ruiz që e kishte nokautuar disa herë

Anthony Joshua zbulon boksierin me goditjen më të fuqishme që është përballur – nuk është madje as Ruiz që e kishte nokautuar disa herë

Anthony Joshua e ka zbuluar se cili është boksieri më goditjen më të fuqishme që është përballur deri më tani në karrierën e tij.

Andy Ruiz e ka rrëzuar britanikun disa herë në dy përballjet që i zhvilluan në vitin e kaluar në peshat e rënda, duke shkaktuar befasi.

Por, AJ ka insistuar se meksikano-amerikani nuk është goditësi më i fuqishëm që është përballur, madje është shumë larg.

Anthony Joshua – Andy Ruiz Jr. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Joshua ka thënë se Wladimir Klitschko është boksieri me gjuajtjet më të rënda, dhe atë e thotë nga përballja e vitit 2017 kur ishin përballur në Wembley Stadium.

“Kush është boksieri me grushtet më të forta? Po, Klitschko”, ka thënë britaniku në një intervistë për JD Sports.

“Doja të thosha Ruiz, por kur ai më godiste, ishte disi sikur më godiste lehtas dhe arrija shpejtë të merrja veten”.

“Kur u takova me Klitschkon i kisha vetëm dy rrugë, të godisja më të gjithë fuqinë ose do të isha në dysheme për një kohë të gjatë”, ka shtuar më tej ai.

Por, Deontay Wilder njihet si boksieri me goditjen më të rëndë në botë, madje i dyti në histori të boksit, pas Mike Tyson edhe pse humbi në fillim të këtij viti nga Tyson Fury, ndërsa ata ende nuk janë takuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori