I riu i Barcelonës, Ansu Fati tregoi aftësinë e tij të shkëlqyeshme duke dribluar tre lojtarë të Athletic Bilbaos me një lëvizje.

Fati është superylli i ri i ri që ka dalë nga akademia e La Masia dhe vetëm në tetor ka mbushur 17 vjeç, por tashmë duket se ka gjetur kohë të rregullt në ekipin e parë.

Në fundjavë ai u bë lojtari më i ri në historinë e La Ligës që shënoi dy gola brenda një minuta, ndërsa shkëlqimi i tij po vazhdon.

Ansu Fati shkruan histori në La Liga me dy golat ndaj Levantes Ansu Fati shkruan histori në La Liga me dy golat ndaj Levantes

Reprezentuesi spanjoll vazhdoi të bënte përshtypje të enjten mbrëma kundër Bilbaos me një veprim magjik që nxori tre kundërshtarë nga loja me një lëvizje.

Fati ka luajtur 13 herë në ligë këtë sezon dhe ishte fillimi i tij i dytë në Copa del Rey kundër Bilbaos, por ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte gjigantët katalunas të kalonin në raundin tjetër.

Ata kishin pjesën më të madhe të lojës, me 69 për qind të posedimit dhe 11 goditje në portë, por nuk arritën t’i mposhtin vendasit baskë.

Përkundrazi, mikpritësit fituan dhe kaluan tutje falë një goli në minutën e 93-të nga Inaki Williams. /Telegrafi/