LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati krenar me rekordin e vendosur për Barcelonën: Është nder i madh, dua të arrij shumë gola me këtë fanellë

Ansu Fati krenar me rekordin e vendosur për Barcelonën: Është nder i madh, dua të arrij shumë gola me këtë fanellë
Ansu Fati (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Sulmuesi adoleshent Ansu Fati bëri histori për Barcelonën në barazimin 2-2 në udhëtin te Osasuna.

Lojtari i promovuar nga La Masia u inkuadrua nga bankina në fitoren 5-2 në shtëpi ndaj Real Betisit fundjavën e kaluar – për t’u bërë lojtari i tyre i dytë më i ri që debuton nga viti 1941 – në moshën 16 vjeç e 298 ditë.


Gjashtë ditë më vonë ai u bë golashënuesi më i ri i Barcelonës në histori të La Ligës, pasi shënoi me kokë pas asistimit të Carles Perez gjashtë minuta pasi erdhi si zëvendësues i Nelson Semedos.

16-vjeçari Ansu Fati gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës, feston me lot në sy
Lexo po ashtu 16-vjeçari Ansu Fati gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës, feston me lot në sy

Pas këtij goli historik, sulmuesi i talentuar nga Guinea-Bissau ishte plot krenari pas ndeshjes.

“Është një nder të bëhesh golashënuesi më i ri në La Liga për Barcelonën”, ka thënë fillimisht Fati.

“Shpresoj të arrij shumë më shumë gola me këtë fanellë në të ardhmen”.

Ansu Fati me rekord të madh, bëhet lojtari më i ri në histori të Barçës që shënon në La Liga
Lexo po ashtu Ansu Fati me rekord të madh, bëhet lojtari më i ri në histori të Barçës që shënon në La Liga

“Çdo mundësi që marr këtë sezon do të mundohet ta shfrytëzoj”, përfundoi talenti 16-vjeçar.

Fati pritet të mbetet me skuadrën e parë për pjesën tjetër të sezonit 2019-20, duke qenë mbulesë për sulmuesit: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori