LAJMI I FUNDIT:

Anglia shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Italisë

Anglia shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Italisë
Foto: uefa.com

Anglia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Italisë në kuadër të finales së Euro 2020.

Reklama

Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.

Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.

Foto: uefa.com

Italia më pas kishte një shqetësim në mesfushë në minutën e 22-të, pasi Jorginho kishte disa dhimbje, por u rikthye më pas.

Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.

Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve në Kampionatet Evropiane
Lexo po ashtu Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve në Kampionatet Evropiane

Një i tillë ishte në minutën e 35-të, kur Federico Chiesa lëshoi një goditje të fuqishme, por ishte e pasaktë.

Një minutë më vonë, Luke Shaw kishte mundësinë të pasonte brenda zonës për bashkëlojtarët, e topi u largua nga Emerson Palmieri.

Foto: uefa.com

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke parë që ritimi i lojës është tejet i shpejtë dhe kishte aksione nga të dyja anët. /Telegrafi/

Statistikat e pjesës së parë:

Foto: FlashScores/Prsc

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Bundesliga
Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Ndërkombëtare
Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Premier League
Ylli i Manchester United rikthehet në dispozicion të trajnerit Ten Hag

Ylli i Manchester United rikthehet në dispozicion të trajnerit Ten Hag

Premier League
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Kalo në kategori