Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka shpallur skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Tuchel foli me të gjithë lojtarët përpara publikimit të listës, gjë që çoi në rrjedhje informacioni rreth një numri lojtarësh yje që janë lënë jashtë.


Kështu pas publikimit të listës zyrtare konfirmohet se Anglia do të jetë pa yje të tillë si Cole Palmer, Phil Foden dhe Trent Alexander-Arnold.

Përveç tyre në listë nuk janë përfshirë as Harry Maguire dhe Luke Shaw, që kanë qenë senatorë të ekipit kombëtar për shumë vite, teksa nuk janë ftuar as emra premtues si Adam Wharton dhe Levi Colwill.

Trajneri gjerman do t’i shpjegojë vendimet e tij në më shumë detaje më 1 qershor në një konferencë për shtyp.

Portierë: Jordan Pickford (Everton), Dean Henderson (Crystal Palace), James Trafford (Manchester City)

Mbrojtja: Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), John Stones (Manchester City), Marc Guehi (Manchester City), Dan Burn (Newcastle), Nico O'Reilly (Manchester City), Djed Spence (Tottenham), Tino Livramendo (Newcastle);

Mesfushor: Declan Rice (Arsenal), Elliot Anderson (Nottingham Forest), Kobbie Mainoo (Manchester United), Jordan Henderson (Brentford), Morgan Rogers (Aston Villa), Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Arsenal);

Sulmi: Harry Kane (Bayern), Ivan Toney (Al Ahli), Ollie Watkins (Aston Villa), Bukayo Saka (Arsenal), Marcus Rashford (Barcelona), Anthony Gordon (Newcastle), Noni Madueke (Arsenal);

/Telegrafi/

telegrafi sport app