Një lajm i keq për lojtarët e Kosovës që kanë pritur të luajnë në stadiumin legjendar anglez Wembley, pasi Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium tjetër.

Anglia në kualifikueset për në Euro 2020 do të luajë edhe kundër Kosovës në shtator, por ndeshje do të zhvillohet larg Wembleyt, me stadiumin e saktë që ende nuk është konfirmuar.

Ndeshja me Kosovën është e para zyrtare që Anglia e luan jashtë Wembleyt, prej se stadiumi kombëtar u rindërtua në 2007.

Stadiumi Wembley . (Photo by Gary Prior/Getty Images for adidas)

Anglia për gjashtë vite nga 2001 deri në 2007, për gjashtë vjet ka luajtur jashtë Wembley, kur u rindërtua për 757 milionë funte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe FA (Federata Angleze e Futbollit), që ka njoftuar se biletat për ndeshjen hapëse ndaj Republikën Çeke më 22 mars janë shitur.

Anglia

Anglia ka luajtur dy ndeshje miqësore vitin e shkuar jashtë Wembleyt, me Kosta Rika në Elland Road dhe me Zvicrën në stadiumin ‘King Power’. /Telegrafi/