LAJMI I FUNDIT:

Angeloski: Jemi në gjendje të krizës energjetike, çdo propozim që vjen nga pushteti ose opozita duhet shqyrtuar me kujdes

Angeloski: Jemi në gjendje të krizës energjetike, çdo propozim që vjen nga pushteti ose opozita duhet shqyrtuar me kujdes

“Çdo ofertë dhe çdo mundësi për të marrë një çmim më të lirë të energjisë elektrike nga ai që është në bursë është një avantazh i madh për ne dhe ne dëshirojmë të zbatojmë çdo pjesë të masave konstruktive në drejtimin e duhur”, deklaroi presidenti i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angeloski.

“Sot patëm një vizitë nga kryesia e partisë kryesore opozitare në krye me kryetarin Hristijan Mickoski dhe patëm rastin të dëgjojmë idetë e tyre për gjendjen energjetike, krizën dhe propozimet për përmirësimin dhe zbutjen e saj. Shumica e këtyre propozimeve janë shumë interesante dhe ne i dëgjojmë për herë të parë. Ne përdorim praninë e tyre për të promovuar edhe një herë kërkesat tona që të ndikohet në thjeshtimin e procedurave të investimit në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, pasi besojmë se duhet blerë vetëm energjia më e nevojshme. Në këtë mënyrë të gjithë së bashku do të kontribuojmë në kursimin e energjisë”, tha Angeloski.


Ai theksoi se çmimi i energjisë elektrike për ekonominë është problem kombëtar dhe shtetëror dhe për këtë, siç tha ai, propozimet nuk duhet të ndahen qoftë nga opozita apo nga qeveria.

“Duhet vetëm të përpiqemi të dalim nga kjo krizë dhe të kalojmë me sa më pak pasoja”, thekson Angeloski.

Ai theksoi se një numër i madh i kompanive anëtare të LOE vendosin të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike, dhe një nga hapat për instalimin e saj janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga vetëqeverisja lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori