LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie po nis një karrierë të re larg filmit

Angelina Jolie po nis një karrierë të re larg filmit

Ajo është një aktore hollivudiane, regjisore e njohur filmash dhe aktiviste humanitare.

Dhe tani Angelina Jolie po përgatitet të degëzohet në diçka krejtësisht të ndryshme – duke lansuar një markë veshjesh dhe bizhuterish.

Ylli i “Maleficent” ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”.

Foto: Getty

“Angelina ka punuar në këtë projekt për më shumë se një vit dhe ajo shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara në sipërmarrjen e saj të re. Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe rrobaqepësia”, tha një burim.

“Ajo është një avokate e madhe për modën e qëndrueshme dhe kjo është diçka ku marka do të ketë një fokus të madh. Plani është ende në fillimet e tij, por rrotat janë në lëvizje”, tha tutje ky burim.

Marka e re e aktores amerikane, përveç modës, marka përfshin materiale shtëpiake dhe shërbime të tjera.

Foto: Getty

Angelina foli për rëndësinë e modës së qëndrueshme në intervistën e saj më të fundit me revistën “Vogue”, duke zbuluar se po përpiqej t’i bënte gjashtë fëmijët e saj të kuptonin rëndësinë e temës.

“Unë investoj në pjesë cilësore dhe më pas i vesh ato deri në vdekje. Çizmet, një pallto e preferuar, një çantë e preferuar, nuk i ndërroj shpesh gjërat”, kishte deklaruar ylli.

“Kjo është një nga gjërat e mia. Të shijosh pjesët e tua vintage, nëse i ke, dhe të rizbulosh disa dyqane vintage duket si pjesë e rrugës përpara”, ka thënë tutje aktorja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori