Gjatë ditës së sotme (e premte) është bërë hapja e Kampionatit Evropian “EURO 2021”.

Në po të njëjtën ceremoni jo vetëm që po pritet të përcillet emocion tek adhuruesit e futbollit, por u dha edhe një shfaqje e mrekullueshme.

Në hapje ka performuar tenori i njohur, Andrea Bocelli, i cili dhuroi spektakël për shikuesit.

Pas Bocellit në skenë pritet që të jetë edhe Bono, The Edge, e po ashtu edhe Martin Garrixc.

Në mesin e një numri të madh tifozësh, pritet që të luajë Italia kundër Turqisë. /Telegrafi/