LAJMI I FUNDIT:

Andre Silva nuk po bind te Milani, gati transferimi i tij në Angli

Andre Silva nuk po bind te Milani, gati transferimi i tij në Angli

Milani po ka probleme dhe këtë e ka dëshmuar në tri ndeshjet e fundit.

Dy humbje dhe një barazim janë pak për një skuadër që ka shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferime.

Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka deklaruar se nëse nuk arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve atëherë pritet të largohen dy yje nga skuadra.

E emri i parë që pritet të largohet duket se do të jetë sulmuesi portugez, Andre Silva.

Silva duke festuar një nga golat e tij në Ligën e Evropës

21-vjeçari u transferua në Milan nga gjiganti portugez Porto për 38 milionë euro por ende nuk ka shënuar gol në Serie A.

Silva ka shënuar në Ligën e Evropës me Milanin dhe në Serie A nuk ka mundur të bëjë gjë.

Kësisoj sipas medieve italiane, Milan mund të pranojë një ofertë që kalon shifrën e 38 milionë eurove për lojtarin.

Është gjiganti anglez, Arsenal që po e vëzhgon sulmuesin e talentuar dhe thuhet se ‘Topçinjtë’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë për ta rrëmbyer talentin portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori