LAJMI I FUNDIT:

Andre Silva injoron thashethemet që e lidhin me klubet e mëdha

Andre Silva injoron thashethemet që e lidhin me klubet e mëdha
(Foto: Instagram/andresilva9)

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Andre Silva, është duke i injoruar spekulimet që e lidhin me një kalim te një klub më i madh.

Portugezi ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje në Bundesliga këtë sezon duke nxitur thashetheme për interesimin e klubeve të mëdha.

Një prej tyre është Manchester Unitedi, klub me të cilin është lidhur 25-vjeçari në javët e fundit.

(Foto: Instagram/andresilva9)

“Kam dëgjuar thashetheme, por me kaq përfundon. Thashethemet janë thashetheme”, ka deklaruar Silva për O Jogo.

Andre Silva objektiv i Manchester Unitedit për repartin ofensivë
Lexo po ashtu Andre Silva objektiv i Manchester Unitedit për repartin ofensivë

“Në fund të sezonit, është diçka që më jep më shumë motivim për të punuar, është një shenjë se ajo që kam arritur ka dhënë frute dhe rrugëtimi ka qenë i mirë”, ka shtuar sulmuesi.

Para se të kalonte te klubi gjerman, Silva ka qenë në pronësi të Milanit (2017-2020), por ishte huazuar në dy raste (te Sevilla dhe Frankfurti, para se ta bënte transferimin afatgjatë). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/andresilva9)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori