LAJMI I FUNDIT:

Andre Gomes kërkon largimin nga Barcelona

Andre Gomes kërkon largimin nga Barcelona

Sipas raporteve të mediave spanjolle, Andre Gomes ka kërkuar të largohet nga Barcelona këtë verë pas vetëm dy sezonesh me klubin katalunas.

Mesfushori portugez u bashkua me Blaugranët në një kontratë prej 55 milionë eurosh nga Valencia në verën e vitit 2016.


Por, Gomes nuk arriti të vendosë veten si titullar i rregullt në ekipin e parë në Camp Nou, as në urdhrat e Luis Enriques, por as të Ernesto Valverdes.

Gomes mes Liverpoolit dhe Milanit, anglezët në avantazh
Lexo po ashtu Gomes mes Liverpoolit dhe Milanit, anglezët në avantazh

24-vjeçari ka mbetur nën hijen e gjigantëve të mesfushës katalunase si Andres Iniesta, Sergio Busquets, Paulinho, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, mes opsioneve të preferuara në mesfushë.

Andre Gomes (Getty Images)

Raporti i gazetës El Mundo Deportivo sqaron që tani Gomes ka kërkuar largimin nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni.

Gazeta spanjolle raporton gjithashtu se kampionin italian, Juventus, është shumë i interesuar të flasë me të në lidhje me një lëvizje gjatë verës.

Gomes: Te Barcelona gjithçka është kthyer në ferr
Lexo po ashtu Gomes: Te Barcelona gjithçka është kthyer në ferr

Muajin e kaluar, Gomes dha një intervistë në të cilën ai pranoi ‘ndjenjën e turpshme’ për të lënë shtëpinë e tij në qytetin katalunas për shkak të niveleve të tij të performancës.

Megjithatë, pas kësaj interviste të gjithë akterët në skuadrën e Barcelonës i kanë dal në mbrojtje lojtarit portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori