LAJMI I FUNDIT:

Andre Breitenreiter ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë, njëra prej tyre e Kosovës

Andre Breitenreiter ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë, njëra prej tyre e Kosovës

Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter, ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë para vetes, ku njëra ndër to është nga Kosova.

Telegrafi ka mësuar se një takim është mbajtur mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Breitenreiter dhe pritet të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim.


Përveç Kosovës, 50-vjeçari ka marrë ofertë edhe nga Hamburgu që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Pozita e përzgjedhësit tek Kosova momentalisht është vakant, pas largimit të Primozh Glihas me të përfunduar cikli kualifikues për EURO 2024.

Mediat turke shtojnë dy emra të njohur në listë për pozitën e përzgjedhësit të Kosovës
Lexo po ashtu Mediat turke shtojnë dy emra të njohur në listë për pozitën e përzgjedhësit të Kosovës

Alternativa tjera të mundshme sipas asaj që është raportuar ditëve të fundit janë edhe Roberto Carlos dhe ish-trajneri i Besiktasit, Senol Gunes.

Breitenreiter ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar klube të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga Paderborni, Schalke 04, Hannoveri dhe Hoffenheimi.

Përvojë ai kishte bërë edhe në Zvicër, teksa për një sezon ishte në krye të Zurichut./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori