LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti vështron situatën e Jamesit, e do te Napoli

Ancelotti vështron situatën e Jamesit, e do te Napoli
Carlo Ancelotti - James Rodriguez (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është duke shikuar situatën e James Rodriguez në Bayern Munich dhe mendoj ta transferojë atë në Itali.

James është në sezonin e dytë të një huazimi dyvjeçar me mundësi blerje nga Real Madridi.


Por, ylli kolumbian e ka gjetur veten në kundërshtim me trajnerin Niko Kovac dhe dyshja nuk po bashkohet assesi.

Rodriguez i pakënaqur me Kovacin, mendon largimin nga Bayerni
Lexo po ashtu Rodriguez i pakënaqur me Kovacin, mendon largimin nga Bayerni

Kovac nuk është një tifoz i stilit të James, ndërsa edhe kolumbiani ka vënë në dyshim ambiciet taktike të trajnerit kroat.

Ancelotti dhe James njihen mirë mes vete (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Një marrëveshje e përhershme tani është në rrezik dhe Rodriguez mund të largohet nga Allianz Arena.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Ancelotti po mban përmbledhje të zhvillimeve rreth situatës së James.

James Rodriguez drejt largimit nga Bayern Munich, menaxheri Mendes mund ta dërgojë në Serie A
Lexo po ashtu James Rodriguez drejt largimit nga Bayern Munich, menaxheri Mendes mund ta dërgojë në Serie A

James ishte i jashtëzakonshëm për Ancelottin në Real Madrid dhe gjithashtu pati gjashtë muaj të mira me italianin në Bayern përpara shkarkimit të tij.

Bayern mund të nënshkruajë me Jamesin për një çmim të caktuar prej 42 milionë eurosh. /Telegrafi/