LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Vendimet e gjyqtarit ishin absurde, Bellingham ka një karakter të pabesueshëm

Ancelotti: Vendimet e gjyqtarit ishin absurde, Bellingham ka një karakter të pabesueshëm

Carlo Ancelotti foli pas fitores ndaj Napolit me rezultat 3-2 në Ligën Kampionëve dhe tregoi se çfarë e befason rreth Jude Bellingham, si dhe jep një koment rreth dy vendimeve të gjyqtarit Clement Turpin që i cilëson si absurde.

Los Blancos e gjetën veten në disavantazh në “Stadio Diego Armando Maradona”, pas golit të shënuar me kokë nga Leo Ostigard.


Në skenë sot për madrilenët u shfaq Jude Bellingham, i cili fillimisht asistoi Vinicius Junior për golin e barazimit dhe më pas shënoi personalisht golin e dytë për të rikthyer epërsinë në të mirë të ekipit të tij.

Një situatë kontraverse ndodhi në zonën e Kepa Arrizabalagas, ku pas rishikimit nga VAR-i u dha një penallti për vendasit, të cilën e konkretizoi në gol Piotr Zielinski.

Sidoqoftë, madrilenët e morën fitoren falë një goditje fantastike nga Fede Valverde nga një distancë e largët e cila pasi godet transversalen fillimisht, ndalet në shpinën e portierit vendas dhe përfundon në rrjetë.

Pas ndeshjes Ancelotti e cilësoi përballjen me Napolin si shumë të vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, luftuam deri në minutën e fundit. Ne pësuam një gol lehtë të evitueshëm, por pastaj filluam të luajmë dhe të krijojmë raste. Momenti kur vuajtëm më së shumti ishte goli i barazimit me një penallti të diskutueshme”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia.

Fitore spektakolare e Real Madridit në "Diego Armando Maradona" në një përballje me shumë raste shënimi
Lexo po ashtu Fitore spektakolare e Real Madridit në "Diego Armando Maradona" në një përballje me shumë raste shënimi

Ancelotti zgjodhi të luajë në këtë ndeshje me Toni Kroos në mesfushë në vend të Luka Modric, për ndeshjen e tretë radhazi.

“Inkuadrimi i Modric na lejoi të kontrollonim më shumë topin dhe të merrnim fitoren në një stadium shumë të vështirë. Duket absurde që u vlerësua si autogol i Meret, sepse Valverde bëri atë goditje mahnitëse”, vazhdoi italiani.

“Valverde është një mesfushor i jashtëzakonshëm që ndër cilësitë e tij të shumta ka edhe gjuajtjet nga distanca. Nuk ka rëndësi sa gola shënon këtë sezon”, shtoi Ancelotti.

Bellingham ka pasur një fillim sensacional në karrierën e tij në Real Madrid, duke shënuar tetë gola në nëntë ndeshje, por ajo që e befason më shumë italianin është mosha e tij.

“Ajo që më befason tek Bellingham është fakti se ai është 20 vjeç. Ai ka shumë cilësi, por edhe pjekuri dhe karakter të pabesueshëm për moshën e tij. Kjo është ajo që është vërtetë e habitshme”, tha 64-vjeçari.

Real Madridi tani kryeson në grupin C me gjashtë pikë, i ndjekur nga Napoli dhe Sporting Braga me nga tri pikë dhe në vendin e fundit Union Berlini me zero pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori