“Nuk e mbaj mend mirë vitin, por bashkë me klubin kishim bërë një sondazh në drejtim të Gerrard për ta bindur që të vinte te Milani”.

“Për fat të keq lidhja e tij me Milanin ishte e pazgjidhshme. Është një nga futbollistët që do të kisha adhuruar ta drejtoja si trajner, do të ishte fantastike ta vendosje në mesin e fushës së bashku me Pirlon”, ka thënë Ancelotti, transmeton Kosovapress.


Edhe sulmuesi italian i Liverpoolit, Mario Balotelli, ka qenë një nga dëshirat e teknikut italian.

“Nuk e kam drejtuar kurrë, SuperMarion. Te Milani nuk e pata këtë rast, por te PSG menduam për të pas Evropianit të vitit 2012 dhe dygolëshit që shënoi ndaj Gjermanisë”.

“Më pas na u prezantua mundësia për të marrë Ibrahimovicin dhe ne preferuam këtë zgjedhje”, ka shtuar ai.

Redsat dhe Los Blancos do të ndeshen të mërkurën mbrëma në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ancelotti beson se skuadra e tij do të ketë paraqitje të mirë në duel me Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app