LAJMI I FUNDIT:

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Liverpool – Inter

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Liverpool – Inter

Liverpooli është nikoqir i Interit për ndeshjet e dytë që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në të mirë të The Reds, derisa sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road” do të dihet se kush kalon në çerekfinale.


Për këtë përballje, Liverpooli do të ketë në dyshime lojtarët si Thiago Alcantara, Roberto Firimon dhe Joel Matip.

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër, Interi nuk mund të llogarisë vetëm në Nicolo Barellan që ka karton të kuq.

Analizë

Liverpool

Alcantara, Firimino dhe Matip janë rikthyer në stërvitje, mirëpo mbeten në dyshime nëse do të paraqiten.

Sidoqoftë, sulmuesi brazilian nuk është paraqitur në asnjë ndeshje që prej ndeshjes së parë me Interin, ndërsa dyshja tjetër mund të kenë minuta në këtë sfidë.

Në këtë rast, Jurgen Klopp mund të startojë me formacionin e njëjtë si në fitoren ndaj West Hamit.

Ndoshta dyshime mund të ketë se kush starton në mesfushë mes Jordan Henderson dhe Fabinhon, me Naby Keita që mund të jetë sërish aty.

Inter

Barella është i suspenduar për këtë takim dhe natyrisht se do të jetë mungesë e madhe për skuadrën italiane.

Simone Inzagit do t’i duhet që të luajë me Arturo Vidalin në mesfushë, ndërsa Robin Gosens vështirë se mund të luajë para Ivan Perisic si anësor i majtë.

Statistika

Liverpooli i ka fituar shtatë takimet e fundit në Ligën e Kampionëve.

The Reds kanë barazuar në pjesët e para, derisa kanë fituar në të dytat në tre përballjet e fundit në këtë garë.

Skuadra nga Liga Premier ka shënuar së paku dy gola në shtatë takimet e fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Liverpooli ka mbajtur portën e paprekur në tre takimet e fundit ndaj Interit në të gjitha garat.

Gjiganti i Ligës Premier ka shënuar nën 2.5 gola në tri ballafaqimet e fundit me Interin.

Janë shënuar nën 2.5 gola në tri takimet e fundit të Interit në Ligën e Kampionëve.

Parashikim

Liverpooli pritet që sërish të fitojë me dy gola epërsi ndaj Interit

Formacionet e mundshme

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Keita, Fabinho, Henderson, Salah, Diaz, Mane.

Inter: Handanovic, Bastoni, De Vrij, Skriniar, Perisic, Calhanouglu, Brozovic, Vidal, Dumfries, Martinez, Dzeko. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori