LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Shpresa e ringjalljes, vdiq e fundit për Milanin

Analizë – Shpresa e ringjalljes, vdiq e fundit për Milanin

Vincenzo Montella nuk e pa perden duke u mbyllur teposhtë para syve të tij. San Siro shpesh referohet si “La Scala” e futbollit italian, që i referohet shtëpisë së operas në Milano – por performancat e ekipit të tij këtë sezon ishin larg prej një niveli të tillë. Të dielën, Rossonerët barazuan 0-0 në shtëpi ndaj Torinos. Ishte ndeshja e katërt rresht në shtëpi pa shënuar gol në Serie A.

Një audiencë prej 54 mijë tifozësh vërshëlleu ekipin vendas në fund të takimit. Montella vazhdoi ta shohë gotën e tij gjysmë të plotë.


“Ne diktuam ndeshjen nga fillimi deri në fund. Gjëja e vetme që na mungoi ishte pak dëshirë para golit”.

Ai mund të ketë pasur sens një pikë në këtë rast. Milani bëri dy herë më shumë goditje dhe tri her më shumë në portë se sa kundërshtari, teksa Torino ju fal shumë portierit Sirigu.

(Foto: Getty Images)

Montella duhet ta ketë kuptuar tashmë se mungesa e dëshirës para golit në fushë mund të ketë pasoja të këqija. Si lojtar, ai i ka poseduar kualitetet e të qenurit i pafalshëm para golit, gjë që i mungoi Milanit të tij. Si menaxher, ai pagoi shtrenjtë për mos seriozitetin e ekipit të tij, e u informua të hënën se nuk është më i dëshiruar në stolin Rossoner.

Sezoni ka 14 ndeshje që po zhvillohet, por shumë njerëz tashmë e shohin këtë vendim si të vonuar. Shumë njerëz shprehën habi se si një udhëheqësi që shpenzoi 200 milionë euro në lojtarë të rinj, nuk zgjodhi edhe një trajner të ri për të nxjerrë frytet e këtij investimi.

Teksa vendosën t’i besojnë Montellas, pronarët e rinj shpresuan që të mbajnë sensin e vazhdimësisë: duke i lejuar atij që të ndërtojë bazat e një ekipi që mund të kthehet në Evropë për herë të parë pas tri sezoneve. Kjo gjithnjë ishte vetëm një fantazi. Si mund të jetë një progres i tillë i natyrshëm kur më shumë se gjysma e lojtarëve që përfaqësuan Milanin në fushë këtë fundjavë nuk startuan asnjë ndeshje për këtë klub vitin e kaluar?

Më pas është pyetja se nëse Montella e ka dëshmuar veten për të udhëhequr një projekt të tillë ambicioz. Po, ai bëri mirë te Catania dhe Fiorentina, duke udhëhequr këtë të fundit drejt një rekordi të pikëve, e më pas edhe drejt tri herë rresht përfundimit në vendin e katërt. Por, Montella kurrë nuk e kualifikoi një ekip në Ligën e kampionëve: një synim i supozuar si “minimal” për Milanin.

Është e qartë tashmë se ai kurrë nuk kishte autoritetin mbi skuarën e re të forcuar të tij. Në momente të caktuara, Montella u shfaq i shqetësuar me numrin e madh të opsioneve në dispozicion. Milani ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke mos mbajtur formacionin e njëjtë asnjëherë nga një ndeshje në tjetrën.

Gjithçka rreth Milanit !
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Milanit !

Ka sens që të bëhen rotacionet me lojtarët kyç kur klubi merr pjesë në disa gara. Milani e filloi sezonin në Europa League ku u kualifikua në korrik në ndeshje ndaj Shkëndijës. Por, kjo garë pamundësoi integrimin e disa fytyrave të reja në një ekip koherent. Montella për më shumë nervozoi tifozët me hezitimin e tij që t’u besojë lojtarëve të caktuar ndeshje në kampionat.

Kalinic ishte vërshëllyer nga tifozët vendas gjatë barazimit ndaj Genoas muajin e kaluar dhe ishte lënë jashtë duke u inkuadruar në pjesën e dytë të dielën. Që prej se shënoi dy golëshin në ndeshjen e parë si titullar, kroati nuk gjeti golin në 11 paraqitjet tjera. Pse Montella i besoi vetëm atij në vend të Patrick Cutrones ose Andre Silvas?

Andrea Belotti gjatë një dueli me Leonardo Bonuccin në San Siro (Getty Images)

Silva ende nuk ka shënuar gol në Serie A, por të dielën ishte vetëm starti i tij i katërt në kampionat. Ai ka tetë gola në nëntë ndeshjet në Evropë. Cutrone, një 19 vjeçar nga akademia ishte thënë se është talent i madh i futbollit italian – e filloi sezonin me dy gola dhe një asist në fitoret ndaj Crotones e Cagliarit – e që prej asaj kohe nuk ka startuar as një ndeshje të vetme në kampionat.

Montella mund të arsyetohet për këtë duke thënë se ka pasur konsiderata taktike, duke preferuar shpesh që të startojë me një sulmues të vetëm në Serie A në mënyrë që t’i japë rol më të avancuar Susos në krahun e djathtë. Është e vërtetë se performancat në Europa League duhet të merren “me pak kripë” duke marrë parasysh kalibrin e kundërshtarëve me të cilët është përballur Milani.

Pa marrë parasysh, gjithë ajo që vlen është se qasja e Montellas nuk funksionoi. Kjo është vetëm hera e tretë në histori të Milanit që ka katër ndeshje në shtëpi pa shënuar gol. Barazimet ndaj Romës dhe Lazios do të thotë se ata nuk humbën edhe më shumë teren në luftën për Ligën e Kampionëve, por tashmë Rossonerët janë 11 pikë larg vendit të katërt dhe të dyja klubet kanë një ndeshje më pak (ashtu sikurse Sampdoria në vendin e gjashtë).

Më keq se kaq, Milani ka nëntë pikë më pak se sa ka pasur në këtë fazë sezonin e kaluar. Ky është dashur të jetë viti i ringjalljes për Milani pas një vere plot shpenzime që ngjalli edhe tifozerinë dhe rriti pritjet përtej kulmit. Audienca mesatare u rrit për 15 mijë tifozë. Dhe prap se prap, ekipi shkoi prapa.

A do të kthejë gjërat për së mbari shkarkimi i Montellas? Ai tashmë është zëvëndësuar nga Gennaro Gattuso, i cili ka stërvitur ekipin e të rinjve. Ky i fundit ka pasur një karrierë relative menaxheriale duke pasur përvojë te Sioni, Palermo dhe OFI Crete, por ai nuk ka punuar kurrë në kushte të tilla. Suksesi i tij më i madh ishte dërgimi i Pisas nga Lega Pro në Serie B.

(Foto: Getty Images)

Ndoshta Milani dëshiron të mbajë një fytyrë familjare me klubin në krye të ekipit, një simbol ri-sigurues në një kohë ku pyetje të reja po ngriten për pronësinë e klubit. Tifozët, në anën tjetër, nuk do të ngushëllohen aq shpejtë, pasi tashmë panë duke dështuar Pippo Inzaghin dhe Clarence Seedorfin si menaxherë.

Nëse jo ndonjë gjë tjetër, Milani shpreson se Gattuso – fitues dy herë i Ligës së Kampionëve me klubin – mund t’ua kujtojë lojtarëve se çka pritet prej tyre.

“Ne duhet të mos harrojmë se jemi Milani”, tha drejtori sportiv Massimo Mirabelli të dielën.

“Ne luajmë që të fitojmë, jo vetëm që të marrim pjesë. Ne nuk kemi më kohë për gabime”.

E po ashtu as kohë më shumë për Montellan…

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori