LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Master plani i Mourinhos që e mposhtë Cityn pa Pogban

Analizë – Master plani i Mourinhos që e mposhtë Cityn pa Pogban
during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester United at John Smith's Stadium on October 21, 2017 in Huddersfield, England.

Mesfushori i suspenduar është mungesë e madhe për ekipin nga Old Trafford, por Telegrafi sqaron mënyrën se si Jose Mourinho do ta përshtasë planin e tij të lojës me shumë besim për një fitore.

Në shumicën e ndeshjeve në Old Trafford, Paul Pogba do të ishte i pazëvëndësueshëm. Por, kur City të vizitojë Unitedin të dielën, nuk do të jetë kështu.


Francezi është aq vendimtar për Manchester Unitedin, sa që për rëndësinë e rolit të tij kam shkruar pak kohë më parë, se si ai është shndërruar në Sneijderin, Lampardin dhe Decon e Mourinhos te Unitedi. E gjithë loja sillet rreth tij. Asnjë prej lojtarëve të Unitedit mund të bëj atë që ai bën – mjafton të shikoni statistikat e sulmit – pasimet, driblimet dhe vertikalizimet – shpesh ai është në krye të tyre.

Por, ajo që këto numra e kanë të përbashkët është se ato maten kur Unitedi është në posedim. Varësia në Pogban e arrin kulmin kur Unitedi e ka topin. Ndaj Cityt, megjithatë, United nuk pritet që ta shohë aq shumë topin.

THE PEP TEST

Nëse kundërshtari do të ishte ndonjë ekip tjetër, Pogba do të mungonte në një mënyrë tjetër. Natyrisht, pasi që Jose Mourinho nuk e bazon lojën e tij sulmuese në ndonjë sistem specifik (siç bëjnë trajnerët si Conte e Guardiola, kreativiteti i Unitedit varet në individët. Ka hapësirë për improvizim dhe spontanitet. Në shumicën e ekipeve të Mourinhos, rastet kanë ardhur nag një lojtar me aftësi të shkëlqyera që vë akordet në mesfushë.

Te Unitedi, ky është Pogba, e kjo e bën shumë të rëndësishëm. Largojeni atë dhe s’ka sistem që e zëvëndëson, ose ndonjë lojtar me aftësinë e tij që të shkojë përpara dhe të lidhë pasimet nga një krah në tjetrin. Ai ka qenë i përfshirë në tetë gola nga tetë ndeshje kampionale dhe kjo nuk e matë aftësinë e tij për të diktuar ritmin e një ndeshje.

Kjo është shumë relevante kur Unitedi përballet me ekipe që mbrohen me kokëfortësi. Por ndaj Cityt, kjo nuk do merret parsysh.

Siç e dimë të gjithë, Guardiola do t’i thotë ekipit të tij të shkojë përpara, të bëjë presion sa më lart dhe që të kontrollohet loja. Dhe, Unitedi do të adaptohet me këtë. Duke u bazuar në strategjitë e Djajve këtë sezon, një prej qasjeve të Mourinhos mund të jetë presion i lartë në periudha të caktuara për të tentuar të lexohen pasimet sa më lart në fushë, ashtu siç u bë ndaj Arsenalit fundjavë e kaluar. Një tjetër qasje mund të jetë kundërsulmi pas rikuperimit të topave thellë në fazën defenzive.

Në secilin rast, Unitedi nuk do të ketë nevojë që të thyejë një mbrojtje me 10 lojtarë, apo të shpërthejë gomat e ndonjë autobusi. Çelësi nuk do të jetë ajo që do të bëjnë lojtarët e Mourinhos me top, por në cilin pozicion do ta fitojnë atë.

BOMBARDIMET AJRORE

Edhe pse kjo ndryshon natyrën e varësisë në Pogban, mungesa e tij patjetër se do të vërehet. Gjëja që e bën kaq të veçantë është seti multifunksional i shkathtësive të tij – atletik dhe teknik – ai është efektiv në secilin pozicion.

Kështu, teksa kualiteti i pasimeve të tij ndaj Cityt do të jetë më pak kruciale, e kundërta ndodh për sensin e koherencës së tji dhe lëvishmërisë pa top. E kemi parë ndaj Arsenalit se sa i rrezikshëm është ai kur bën vrapime të rrezikshme nga mesfusha – një ja mundësoi të asistonte në golin hapës, e një tjetër vrapim prodhoi krosimin ku Romelu Lukaku për pak sa nuk shënoi, e një tjetër ja mundësoi të tejkalojë Koscielnyn e të përgatisë golin për Jesse Lingardin.

Ajo ndeshje nuk ishte shembulli i vetëm. Ndaj ekipeve më të vogla këtë sezon, Pogba ka kontrolluar ndeshjen në 60 minutat e para duke shfrytëzuar cilësitë e tij si organizator – e më vonë, kur kundërshtari detyrohet të ndjekë golin e rezultatit, ai e ka shndërronte veten në një armë kundërsulmuese duke shkuar përpara dhe duke shkuar direkt drejt golit. Të gtri golat e tij kampionale këtë sezon kanë ardhur në pjesën e dytë, kur Unitedi ka qenë në epërsi. Dy janë shënuar në 10 minutat e fundit.

Ndaj një ekipi të hapur si City, Pogba do të ishte në modulin kundërsulmues që nga minuta e parë. E dimë të gjithë se për këtë do të brengosej Guardiola: As Kevin de Bruyne e as David Silva nuk do të ishin në gjendje që të ndiqnin atë, teksa Fernandinho mund të vuante.

Analizë: Dobësia e Mourinhos fshihet prapa Pogbas
Lexo po ashtu Analizë: Dobësia e Mourinhos fshihet prapa Pogbas

Një tjetër faktor janë ndërprerjet. Untiedi ka shënuar tetë gola kampionale në këtë mënyrë këtë sezon, dy më shumë se secili ekip tjetër, përderisa City ka pranuar dy nga tri golat e fundit prej kornerëve. Dy lojtarët e vetëm të mirë në ajër për Guardiolan janë Nicolas Otamendi dhe Vincent Kompany. Prezenca e Pogbas në zonë do të shkaktonte edhe më tutje telashe për Cityn.

SHUMË SHPEJTËSI

Nuk ka dyshime se United do të ndjejë mungesën e Pogbas – por këtë herë do të jetë më mirë i përshtatur për ta zëvëndësuar atë. Nuk mund t ëketë ndoshta shumë mesfushorë qëndrorë që dominojnë në nivelin e tij, por United ka lojtarë të shpejtë dhe të fortë në ajër.

Mouriho sigurisht se do të ndryshojë sistemin. Deri tash, ai ka shfrytëzuar tri mbrojtës ndaj ekipeve që kanë bërë të njëjtën gjë – si ndaj Tottenhamit dhe Chelseat, por ai mund të kthehet në sistem me katër mbrojtës të dielën, duke parë se City luan me formacion 4-1-4-1.

Kjo ja lejon atij që ta paketojë ekipin e tij me shpejtësi. Lukaku do të startojë sigurt në sulm dhe as Lingard e as Anthony Martial nuk startuan ndaj CSKA-së, që do të thotë se ata do të performojnë në këtë takim.

Që të tre kontribuan në fitoren e ARsenalit që mund ta brengosë Cityn, duke qëndruar para mbrojtësve të krahut avanturistë, duke atakuar mbrojtjen kundërshtaer ose duke sfiduar Kompanyn për ndonjë sprint. Këta lojtarë i japin Mourinhos opsione të shumta në kundërsulme – e në krejt këtë harrova ta përmendi Marcus Rashfordin.

MASTER PLANI I RI

Sa për fizikalitet dhe agresivitet, Mourinho ka thënë se Matic do të luaj për këto atribute. Afër tij, portugezi e ka Ander Herreran, një fitues i topit i përshtatur për të larguar nga posedimi lojtarët në pozicione të rrezikshme shënuese. Spanjolli u largua në pjesën e dytë ndaj CSKA-së, kështu që pritet të startojë ndaj Cityt.

United ka një aradhë të gjigantëve që mund të rrezikojnë nga ndërprerjet: Lukaku dhe Matic, ndoshta edhe Smalling dhe Rojo. Mund të ketë edhe rol për Zlatan Ibrahimovicin. Secili prej këtyre emrave mund të luftojë ndaj Kompanisë, por belgu nuk mund të markojë të gjithë përnjëherë dhe shumica prej tyre mund t’i provojnë gjasat ndaj Otamendit.

Këto do të jenë armët e Mourinhos: Ndërprerjet, kundërsulmet dhe periudha me presion të lartë. Pogba do t’i bënte Djajtë më të fortë në të trija departamentet, por ai nuk është aq vështirë për t’u zëvëndësuar sa do të ishte vështirë të zëvëndësohej ndaj një skuadre më defensive.
Ashtu si City që ka stil tjetër, edhe Mourinho do ta sjellë një plan tjetër të lojës, që e quaj master plan të ri.

Edhe pa Pogban, ai është i bindur që i ka lojtarët për ta eleminuar mungesën e tij dhe për ta fituar këtë ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori