LAJMI I FUNDIT:

Analizë e listës së Bernard Challandes – sa ka luajtur secili lojtarë që nga ndeshja me Malin e Zi, minutat dhe golat

Analizë e listës së Bernard Challandes – sa ka luajtur secili lojtarë që nga ndeshja me Malin e Zi, minutat dhe golat

Kosova është në prag të testit më të madh të saj, dy ndeshjeve që e vendosin kualifikimin, apo jo në EURO 2020.

Fillimisht Çekia në Plzen, pastaj Anglia në Prishtinë, ku dy fitore, pa i shikuar rezultatet tjera, do të thoshte kualifikim historik.


Por kë e ka ftuar për këto dy ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes? A janë në formë lojtarët e ftuar dhe kush sa ka luajtur në klubet e tyre që nga ndeshja me Malin e Zi.

Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë
Lexo po ashtu Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Të fillojmë nga porta, ajo që shqetëson më shumë. Dy portierët e parë, Aro Muric (3 ndeshje) dhe Samir Ujkani (4 ndeshje), nuk kanë zhvilluar asnjë minutë në ndeshjet me skuadrat e tyre, Nottingham e Torino.

Portieri i tretë, Visar Bekaj, që nga ndeshja me Malin e Zi, ka luajtur 6 ndeshje, që të gjitha nga 90 minuta.

Lojtarët e mbrojtjes janë ata që janë më mirë se secilido repart.

Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, por edhe Ibrahim Dreshevic dhe Arbetit Xhemaili, kanë luajtur rregullisht.

Florent Hadërgjonaj dhe Leart Paqarada shqetësojnë paksa, pasi kanë luajtur më pak.

Edhe në mesfushë nuk është se lojtarët nuk luajnë. I vetmi që shqetëson është Valon Berisha i Lazios, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje dhe atë 9 minuta.

Kosova duhet të bazohet te forma e mirë e treshes, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Bersant Celina, që përveç se kanë luajtur në cdo ndeshje, kanë shënuar dhe asistuar rregullisht.

Muriqi ka shënuar katër gola, po ashtu edhe Rashica, ndërsa Celina ka asistuar një herë.

Më poshtë i gjeni minutat dhe ndeshjet e secilit lojtarë të fituar nga Challandes për dy ndeshjet e radhës:

Samir Ujkani (Torino)  – 4 ndeshje (4 rezervist – asnjë minutë)

Arijanet Muric (Nottingham F.) – 3 ndeshje (3 rezervistë – asnjë minutë)

Visar Bekaj (Prishtina) – 6 ndeshje (6 startues – 540 minuta lojë)

Fidan Aliti (Kalmar) – 4 ndeshje (4 startues – 360 minuta lojë)

Mërgim Vojvoda (Standard Liege) – 6 ndeshje (3 startues, 3 rezervë, 271 minuta)

Florent Hadërgjonaj (Huddersfield) – 4 ndeshje ( 4 rezervist – 37 minuta lojë)

Leart Paqarada (Sandhausen) – 3 ndeshje (3 rezervistë – 34 minuta lojë)

Ibrahim Dresheviq (Herennven) – 4 ndeshje (4 startus – 360 minuta lojë)

Benjamin Kololli (Zurich) –  4 ndeshje (3 startus, 1 rezervist – 298 minuta)

Amir Rrahmani (Hellas Verona) – 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

Arbenit Xhemajli (Xamax) – 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

Idriz Voca (Luzern) – 4 ndeshje (4 startues, 360 minuta lojë)

Herolind Shala (Valereenga) – 3 ndeshje ( 1 startues, 76 minuta)

Valon Berisha (Lazio) –  6 ndeshje (5 rezervistë, 9 minuta lojë)

Anel Rashkaj (Eskilstuna) – 3 ndeshje ( 3 startues, 270 minuta)

Bersant Celina (Swansea) – 4 ndeshje (3 startues, 1 rezervë, 225 minuta)

Florent Hasani (Diosgyori) – 3 ndeshje (2 startues, 1 rezervistë – 154 minuta lojë)

Edon Zhegrova (Basel) – 6 ndeshje (2 startues, 4 rezervistë – 194 minuta lojë)

Florent Muslija (Hannover) – 3 ndeshje (1 startues, 2 rezervistë – 54 minuta lojë)

Elbasan Rashani (ODD BK) – 5 ndeshje (5 startues, 450 minuta lojë)

Milot Rashica (Werder Bremen) – 4 ndeshje (4 startues, 323 minuta lojë)

Vedat Muriqi (Fenerbahce) – 5 ndeshje (4 startues, 1 rezervistë – 360 minuta lojë)

Atdhe Nuhiu (Sheffild W.) – 4 ndeshje (1 startues, 3 rezervë, – 128 minuta lojë)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori