LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Të kërkohet garanci nga amerikanët e gjermanët se nuk do të preket territori, pastaj të hiqet taksa (Video)

Analistët: Të kërkohet garanci nga amerikanët e gjermanët se nuk do të preket territori, pastaj të hiqet taksa (Video)
Taulant Kryeziu, Afrim Hoti

Çështja e tarifës që qeveria i ka vënë prodhimeve serbe, pritet të sjell në Kosovës diplomat amerikan e gjerman. E sipas njohësve të zhvillimeve politike ky do të jetë edhe moment i fundit që Kosova të reflektoi për tarifën.

Fundi i kësaj jave si dhe fillimi i javës tjetër, pritet të jetë vendimtare për tarifën e vendosur ndaj produkteve  të Serbisë.  Krejt kjo pasi në Kosovë pritet të qëndrojë Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale si dhe disa diplomatë gjermanë.

Taulant Kryeziu nga Insituti EPIK thotë se diplomatët do të përcjellin presionin e vazhdueshëm. Mirëpo,  sipas tij ata duhet të sjellin edhe një pozicionim se në marrëveshjen me Serbinë nuk do të preket territori i Kosovës e pastaj të flitet për pezullim të taksës.

“Mendoj se ky momentum i ri duhet të shërbejë për ri pozicionim dhe ri qartësim të pozicioneve negociuese  edhe të vendeve të quint-it, të cilat në mënyrë publike apo me një letër japin një zotim se territori i Republikës së Kosovës nuk do të jetë objekt diskutimi në negociata. Pasi të merret kjo garanci, atëherë është një moment i ri që do të pezullohet taksa dhe palët të ulen në tryezë të dialogut”, deklaroi për RTV Dukagjinin Taulant Kryeziu.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se vizita e tyre në Kosovë do të jetë momenti i fundit që Qeveria të reflektoj për pezullimin e taksës.

“Dihet mirë që pozicionet e palëve janë diametralisht të kundërta, por kësaj radhe SHBA dhe partnerët kryesorë të BE-së sidomos Gjermania kanë pozicion të qartësuar dhe kam përshtypjen se ky është momenti i fundit që Kosova të reflektojë dhe të heqë taksën për t’i dhënë shanse dialogut”, deklaroi Hoti.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht presioneve të ndryshme ka këmbëngulur në mbajtjen e taksës duke kërkuar garanci që në marrëveshjen  me Serbinë mos të përfshihet korrigjimi i kufijve me Serbinë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori