LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani pëson dëmtim, del nga loja në fillim të pjesës së dytë

Amir Rrahmani pëson dëmtim, del nga loja në fillim të pjesës së dytë

Amir Rahmani ka luajtur nga minuta e parë ndaj Sampdorias, duke u veçuar me paraqitje të mirë.

Mbrojtësi i Kosovës, ka luajtur për 47 minuta, para se të goditej në kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtar që ngriti këmbën më shumë se sa duhet.


Stafi i Napolit nuk rrezikoi dhe e nxori nga loja mbrojtësin shqiptar, duke e futur Kostas Manolasin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, pas golave të Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz.

Rrahmani luajti javën që lamë pas ndaj Udineses duke shënuar edhe gol. /Telegrafi/