LAJMI I FUNDIT:

Amir Khan: Joshua fiton, por do jetë më i zbrapsur se zakonisht

Amir Khan: Joshua fiton, por do jetë më i zbrapsur se zakonisht

Boksieri britanik, Amir Khan, beson se Anthony Joshua do të mposhtë Wladimir Klitschkon në superduelin e të shtunës, por thekson se britaniku do të mbajë distancën në këtë duel.

Joshua ka qenë vetëm në dy duele deri tash në karrierën e tij përtej rundit të shtatë, teksa në duelin e fundit ai përfundoi punën në fillim të raundit të tretë ndaj Eric Molinas, shkruan Telegrafi.


Por, Khan beson se tash Joshua do të ketë më shumë kujdes ndaj Klitschkos dhe do të jetë më i durueshëm në lëvizjet e tij sulmuese.

Joshua-Klitschko, çmim i pabesueshëm i biletave
Lexo po ashtu Joshua-Klitschko, çmim i pabesueshëm i biletave

“Unë i kam vënë paratë te Joshua dhe mendoj se ai e ka avantazhin. Ai do të qëndrojë thellë. Do të ketë momente kur ai do të lëndohet dhe ne asnjëherë nuk e kemi parë atë duke marrë distancë të plotë”.

“Kjo mund të jetë ajo lufta ku mund ta shohim duke bërë këtë. Klitschko është ballafaquar me boksierë të stileve të ndryshme dhe Anthony i ka duart plot energji. Le të shpresojmë se ai është i fokusuar. Unë e di se ai ka stërvitur fort dhe ashtu është dashur të bëj”.

“Klitschko është shfaqur i qetë dhe i përmbajtur. Ai duket shumë preciz dhe tepër i entuziazmuar, thua se ai dëshiron të ngjitet në ring dhe të dëshmojë diçka”.

“Ai ka fuqi të madhe dhe shpejtësi të mirë. Mendoj se ai është në gjendje shumë më të mirë tani se në duelin ndaj Tyson Furyt”, potencoi Khan për Sky Sports.

Dueli zhvillohet nga ora 23:00 dhe të drejtën e transmetimit në Kosovë e Shqipëri e ka Supersport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori