Sipas komunikatës për media, këto incidente kanë ndodhur pasi njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Ndaj ngjarjeve kanë reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai gjerman Jorn Rohde. /Telegrafi/