LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Afganistanit në OKB po kërkon të mbetet në detyrë pavarësisht talebanëve

Ambasadori i Afganistanit në OKB po kërkon të mbetet në detyrë pavarësisht talebanëve

Ambasadori afgan në OKB, Ghulam Isaczai, i cili përfaqëson qeverinë e përmbysur, kërkoi të qëndrojë në atë pozicion në New York.

Isaczai nënshkroi një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Antonio Guterres, e cila përfshin listën e delegacionit afgan për Asamblenë e Përgjithshme.


Diplomati dërgoi kërkesën për akreditim, një ditë pas fillimit të sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme.

Nuk dihet nëse talebanët, të cilët morën pushtetin në Afganistan muajin e kaluar, do të emërojnë përfaqësuesin e tyre në OKB, sipas reuters.

Një numër i madh i liderëve botërorë do të mbërrijnë në New York javën e ardhshme për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB -së, dhe Isakzaj është planifikuar të mbajë fjalim gjatë ditës së fundit të takimit më 27 shtator.

Sekretari i përgjithshëm i OKB -së tha muajin e kaluar se dëshira e talebanëve për njohje ndërkombëtare ishte e vetmja levë e bashkësisë ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi qeverinë aktuale për të respektuar të drejtat, veçanërisht të grave, në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori