LAJMI I FUNDIT:

Ambasada shqiptare në Kroaci po ndjek hap pas hapi çështjen e Ismail Morinës, shpresë për Ballistin

Ambasada shqiptare në Kroaci po ndjek hap pas hapi çështjen e Ismail Morinës, shpresë për Ballistin

Për të dytën herë brenda një muaji, Gjykata e Lartë kroate merr në dorëzim dosjen e Ballistit.

Për të dytën herë brenda një muaji, Gjykata e Lartë kroate merr në dorëzim dosjen e Ismail Morinës, tifozit të Kombëtares shqiptare që ngriti dronin me flamur etnik mbi stadiumin e Beogradit, e që tashmë me akuzën e nxitjes së urrejtjes rrezikon ekstradimin drejt Serbisë.


Lajmi konfirmohet për “News24” nga burime diplomatike, për shkak se ambasada shqiptare në Kroaci po ndjek hap pas hapi çështjen në fjalë.

Brenda të premtes thanë burimet – gjykata supreme pritet të administrojë dhe opinionin e prokurorisë për rastin dhe më pas të caktojë një datë për shqyrtimin e apelimit të bërë nga vetë tifozi kuq e zi.

Pak ditë më parë, Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, pasi e shqyrtoi dosjen që ia ktheu Gjykata e Lartë, vendosi të miratojë ekstradimin e shqiptarit drejt Beogradit.

Shqiptari që njihet me emrin Ballisti refuzon të shkojë në burgjet serbe, duke pretenduar se do të diskriminohet për shkak të përkatësisë etnike dhe statusit social.

Morina kërkohet për aktin e kryer me 14 tetor 2014, gjate ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku ngritja e dronit, është cilësuar nga autoritetet e drejtësisë serbe, si vepër penale, qe nxit urrejtje mes kombeve e feve.

Ndërsa pritet që gjykata supreme të japë një vendim për kërkesën e Beogradit zyrtar, ende nuk dihet se çfarë është bërë me kërkesën e Morinës, për azil politik.

Por, pavarësisht verdikteve të gjyqësorit, ekstradimi ose jo i shqiptarit varet nga firma e ministrit kroat të drejtësisë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori