LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Gjermanisë ofron ndihmë për Qendrën e Krizës për dhunën në familje

Ambasada e Gjermanisë ofron ndihmë për Qendrën e Krizës për dhunën në familje

Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni, komuna e Gazi Babës dhe Qendra me Kriza për familjet nga dhuna “Nadezh” sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna thonë se me këtë marrëveshje vazhdohet puna e Qendrës për gra, e cila gjendet në Autokomandë, në komunën e Gazi Babës, do të blihen pajisje të reja për nevojat e tyre, sepse ato ekzistues vetëm se janë shkatërruar nga vërshimet që kishin kapluar hapësirat e kësaj qendre. Shpenzimet do të jenë të mbuluara nga ana e ambasadës së Gjermanisë në Shkup.


Ambasadori Thomas Gerberich shprehu kënaqësi që do të mund ti ndihmojë qendrës së vetme për gra në të gjithë Maqedoninë dhe theksoi se në të ardhmen do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të dedikuara për familjet e dhunuara.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski iu falënderua ambasadorit për ndihmën e ofruar, sidomos për qendër e cila merret me problemet e një kategorie relative në vend.

Nga Qendra për Kriza “Nadezh” u shprehën të kënaqur që do të mund të kenë pajisje të reja për të mos pasur pengesa që të kryen punën e tyre. /Telegrafi/