LAJMI I FUNDIT:

Amanda Nunes nokauton të rikthyerën Ronda Rousey pas 48 sekondash (Video)

Amanda Nunes nokauton të rikthyerën Ronda Rousey pas 48 sekondash (Video)

Amanda Nunes nuk lejoi që asgjë t’i dalë përpara për të mbajtur titullin e saj, madje as rikthimi i boksieres më të mirë Ronda Rousey.

Kampionia e femrave në kategorinë e bantamëeight me sukses ka mbrojtur titullin me një nokaut spektakolar pas 48 sekondash, në ngjarjen kryesore të kampionatit të luftërave të hapura, UFC 2017.


Sfida e zhvilluar të premtën mbrëma në Las Vegas e pa një paraqitje të skëlqyer nga “Luanesha” Nunes, një luftëtare që u nënvlerësua nga ekipi i marketingut të UFC-së, të cilët i dhanë shumë bujë rikthimit në ring të Rouseyt.

Rousey ishte hera e parë që u kthye në ring që prej humbjes nga Holly Holm nëntorin e kaluar.

Në duelin mes dy luftëtareve me finalizimin më të shpejt, ishte Nunes ajo që goditi suksesshëm e para. Ajo me anë të një kombinimi të goditjeve arriti të hedhë në tokë Rouseyn, duke e bërë që ajo më kurrë mos kthehet në lojë. Dhe secila goditje që përfundonte në nofullën e Rouseyt vetëm sa i bënte më të mëdha lëndimet që e përcillnin këtë të fundit duke detyruar gjyqtarin Herb Dean të shpëtojë Rouseyn nga lëndime të mëtutjeshme. Ai largoi atë nga ringu dhe shpalli Nunesin si fituese të duelit.

Për Nunes kjo ishte fitorja e pesë radhazi në ringun e UFC-së që është një kafaz i gjallë. Po ashtu, Nunes theu rekordin e Rouseyt për më shumë fitore me nokaut në historinë e kësaj disipline të luftërave.

Për Rouseyn kjo paraqitje është zhgënjyese pas gjithië lavdit që ajo një kohë mbajti. Pasi pësoi humbjen e madhe ndaj Holm, ajo tash seriozisht do të konsiderojë nëse do të duhet t’i kthehet këtij sporti.

Një pushim prej 13 muajve nuk i bëri kampiones së dikurshme ndonjë favor, teksa ajo doli nga ringu pa titull me shumë dyshime që rrethojnë të ardhmen e saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori