Braziliani është lidhur me një largim drejt Paris Saint-Germainit dhe nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

31-vjeçari thotë se është i lumtur te katalunasit, porse i takon klubit që të vendosë për të ardhmen e tij.


“Nuk e di se ku do të luaj në sezonin e ardhshëm. Do të takohem me Barcelonën dhe do të marr një vendim”.

“Nëse klubi dëshiron të qëndroj, unë do të mbetem te Barcelona. Unë kam një kontratë dhe me kënaqësi do të qëndroja. Mirëpo, nuk varet gjithçka nga unë”, është shprehur mbrojtësi i djathtë për El Mundo Deportivo. /Telegrafi/

telegrafi sport app