LAJMI I FUNDIT:

Alternativa në Gjakovë dorëzon kallëzim penal ndaj Ardian Gjini

Alternativa në Gjakovë dorëzon kallëzim penal ndaj Ardian Gjini

Dega e Alternativës në Gjakovë sot zyrtarisht ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorin Themelore në Gjakovë, ndaj kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, drejtorit të QKMF-së në Gjakovë, Kujtim Zarari dhe udhëheqësit të departamentit të Administratës në QKMF, Musë Gjergjaj, për aplikimin e pagesave joligjore për shërbimet në mjekësinë familjare në Gjakovë, ndaj kategorive të liruara me ligj.


Sipas njoftimit për media, Alternativa thotë se aplikimin e pagesave joligjore ndaj pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, nxënësit dhe kategoritë tjera të parapara me aktin nënligjor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.


“Si arsyetim të këtij kallëzimi, Alternativa konsideron se pagesa e participimit edhe nga pacientët të cilët në bazë të Ligjit për Shëndetësi, të cilët janë të liruar nga pagesa, është vepër e kundërligjshme që është praktikuar tash e dy muaj nga qeverisja lokale dhe menaxhmenti i QKMF-së në Gjakovë. Meqë kemi informacione të vazhdueshme për veprime në kundërshtim me Ligjin dhe aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, konsiderojmë se një praktikë e tillë duhet të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe të ndërmerren masa që ky akt i kundërligjshëm të ndërpritet menjëherë dhe keqpërdoruesit e detyrës zyrtare të nxirren para drejtësisë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori