LAJMI I FUNDIT:

Alo, Suedia këtu: Thirrni në këtë numër, e bisedoni për çfarë të doni! (Video)

Alo, Suedia këtu: Thirrni në këtë numër, e bisedoni për çfarë të doni! (Video)

Si funksionon kjo gjë? Nëse gjendeni diku jashtë Suedisë, ju mund të thirrni këtë numër të telefonit +46 771 793 336.

Menjëherë do t’iu lajmërohet ndonjë nga operatorët nga Suedia, që do t’iu përgjigjet pyetjeve lidhur me atë vend, transmeton Telegrafi.


Këtë linjë telefonike e ka krijuar Organizata Turistike e Suedisë, me qëllim të promovimit dhe prezantimit të këtij vendi skandinav tek të huajt që dinë pak për Suedinë.

Operatorët janë njerëz të cilët nuk janë zyrtarë të turizmit, por janë “suedezë të rëndomtë”.

“Dëshirojmë të tregojmë dhe prezantojmë Suedinë unike dhe origjinale, një vend që ia vlen të vizitohet, me turizëm të qëndrueshëm dhe të një trashëgimi të pasur kulturore”, ka deklaruar drejtori i Organizatës Turistike të Suedisë. /Telegrafi/