LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Ndeshje e vështirë, duhet të shënojmë

Allegri: Ndeshje e vështirë, duhet të shënojmë

Max Allegri ka folur para ndeshjes me Monacon në konferencë për shtyp duke lavdëruar kundërshtarin.  

Sipas tij do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa ndeshjen e ka krahasuar me atë që u zhvillua në fundjavë me Atalantan që u mbyll 2-2.


“Monaco është një skuadër me të cilët duhet të kemi përqendrim dhe shpirt për të fituar, pa menduar se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ndoshta ata nuk kanë përvojën tonë, por kanë entuziazëm dhe shpejtësi në lojë”.

“Ndeshja me Atalanata na ndihmoi pavarësisht se nuk fituam, sepse do të rregullojmë disa gjëra që morëm si referim duke qenë se Atalanta është e ngjashme me Monaco”.

“Për mua nuk ka shumë ndryshim. Në raundin e kaluar u kualifikuam duke e luajtur ndeshjen e kthimit në Barcelonë, ndërsa në 1/8-t e finaleve e kishim ndeshjen e dytë në shtëpi kundër Porto. Mendoj se duhet të shënojmë në fushën e Monaco, ky do të jetë prioriteti ynë”.

Ai ka sqaruar edhe të ardhmen e tij në klub.

“Nuk jemi ulur ende në tavolinën e bisedimeve. Do ta bëjmë pas disa ditës, por jo në këtë javë. Kjo është një javë shumë e rëndësishme për sezonin tonë dhe klubin e Juventus në përgjithësi”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/